Shembull, Frutex paguan sigurimin shëndetësor të punëtorëve

27.01.2020

E njohur si një ndër kompanitë me brendet më të njohura, Golden Eagle dhe Relax, një kompani që ka mbështetur familje, nxënës, studentë e shumë qytetarë përmes fondacionit dhe ndihmave të mbledhura. Është kompania “Frutex” e drejtuar nga z.Shaqir Palushi që vazhdimisht jo vetëm që ka sjellur risi në të bërit biznes por edhe shembull […]

Shembull, Frutex paguan sigurimin shëndetësor të punëtorëve Foto: Ilustrim

E njohur si një ndër kompanitë me brendet më të njohura, Golden Eagle dhe Relax, një kompani që ka mbështetur familje, nxënës, studentë e shumë qytetarë përmes fondacionit dhe ndihmave të mbledhura.

Është kompania “Frutex” e drejtuar nga z.Shaqir Palushi që vazhdimisht jo vetëm që ka sjellur risi në të bërit biznes por edhe shembull të një punëdhënësi të vendosur dhe largpamës.

z.Shaqir Palushi drejtor i kompanisë Frutex përmes fondacionit të po të njëjtës kompani brenda pak muajve ka arritur që tu kthejë buzëqeshjen shumë familjeve.

Kompania “Frutex” nga muaji Shkurt do të marrë përsipër mbulimin financiar të sigurimit shëndetsorë, për të gjithë puntorët e vet për aq kohë sa instuticionet e vendit, nuk janë në gjendje të implementojnë ligjin mbi sigurimin shëndetësorë, ka njoftuar gjatë ditës pronari z.Shaqir Palushi.

Kompania që ai drejton, Frutex ka pushtuar tregun botëror me pijen energjike Golden Eagle dhe lëngjet Relax duke arritur që të eksportojë në mbi 30 shtete në mbarë botën.