LDK Shembja e fasadës, prononcohet ish-kryetari Asllanaj dhe ish-drejtori Ramadani

Shembja e fasadës së objektit në sheshin “Fadil Vata” aq sa ka rrezikuar jetën e qytetarëve ka ngritur edhe shqetësimin për kualitetin e punimeve që kanë ndodhur dhe po ndodhin në Komunën e Suharekës.

Në një prononcim për SuharekaOnline, shefi i Inspekcionit në Komunën e Suharekës, Adem Kadolli tregoi se punimet e fasadimit janë kryer para dy viteve kur në krye të Komunës së Suharekës ishte Sali Asllanaj.

I kontaktuar nga SuharekaOnline, ish-kryetari Asllanaj nuk ishte në dijeni për këtë ngjarje mirëpo na sugjeroi që për këtë të marrim një prononcim nga ish-drejtori i Shërbimeve Publike, Nexhat Ramadani.

E në përgjigjen e tij  z.Ramadani na njoftoi se ky projekt është menaxhuar nga Drejtoria e Urbanizmit, e që aso kohe drejtor ishte  Kushtrim Kicaj.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.