Shaqir Palushi këtë vit ndërton fabrikë për personat me aftësi të kufizuara

Shaqir Palushi këtë vit ndërton fabrikë për personat me aftësi të kufizuara
Herolind Bytyçi

06.02.2021 / Suhareka

Emisioni “Dua të të bëjë të lumtur” i Arbana Osmanit është kthyer në një emision tërësisht human që sjell lot gëzimi te audienca e gjerë dhe konkretisht tek të ftuarit të cilët ndajnë momente dhe sfida nga më të ndryshmet nga jeta e tyre.

Edhe më human është bërë fondacioni Golden Eagle me pronar Shaqir Palushi i cili pothuajse gjatë dy viteve rresht çdo javë ka ndihmuar familje të ndryshme duke u dhuruar shtëpi, banesa, medikamente për familjet që nuk kanë mundësi të sigurojnë ato, bursa, si dhe në shuma monetare.

Në edicionin e ri të këtij emisioni ishte i ftuar edhe pronari i kësaj kompanie, Shaqir Palushi, i cili tha se nismat e bamirësisë që ka nisur kompania e tij janë si arsye ngase suksesi i një njeriu nuk matet me paratë e fituara por me atë se sa e bënë dikë të lumtur, shkruan SuharekaOnline.

Ai premtoi edhe tre projekte gjatë këtij edicioni, duke filluar ndarjen e 5 lekëve për çdo pije të shitur, garë për idenë për biznes të ri ku shpërblimi do të jetë 50 mijë euro dhe i treti ndërtimi i një fabrike për personat me aftësi të kufizuara e cila do të udhëheqet nga këta persona që nga menaxhimi, prodhimi dhe shitja.

Këto tre projekte do të realizohen gjatë vitit 2021 në 15 vjetorin e pijes energjike Golden Eagle.

RAPORTO