Shala takohet me Remzie Osmanin: Sukseset e saj janë pjesë edhe të Mushtishtit dhe Suharekës

30.09.2021

Gjatë ditës së sotme, Shala ka vizituar këngëtaren nga Mushtishti i Suharekës, Remzie Osmanin, ku tha se zëri i saj magjepsi shumë breza, dhe se këngët e saj u bënë përcjellëse e gëzimit në shumë familje, kudo jetojnë shqiptarët. Po ashtu, Shala ka falënderuar Remzie Osmanin që na ka bërë krenar me dekada, me zërin […]

Shala takohet me Remzie Osmanin: Sukseset e saj janë pjesë edhe të Mushtishtit dhe Suharekës Foto: Ardian Shala dhe Remzie Osmani / Facebook

Gjatë ditës së sotme, Shala ka vizituar këngëtaren nga Mushtishti i Suharekës, Remzie Osmanin, ku tha se zëri i saj magjepsi shumë breza, dhe se këngët e saj u bënë përcjellëse e gëzimit në shumë familje, kudo jetojnë shqiptarët.

Po ashtu, Shala ka falënderuar Remzie Osmanin që na ka bërë krenar me dekada, me zërin e saj e lartësoi vendlindjen dhe të gjithë qytetarët, të nderojnë dhe çmojnë.

Shala ka shtuar se si bashkëfshatar e bashkëqytetar, ka ndjerë gëzim dhe ka shprehur mirënjohje për çdo arritje të saj artistike, duke theksuar se sukseset e Remzies, janë edhe pjesë e suksesit të Mushtishtit dhe Komunës së Suharekës.

Më tej, Ardian Shala ka theksuar se bashkëbisedimi me Remzien, janë mbresa për kujtesë më të gjatë.

“Së shpejti, nga Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi”, pres të jehojnë këngët tuaja të paharrueshme”, thuhet në njoftimin e Shalës.