Sfida e parë e qeverisjes Muharremaj II, zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit Komunal

25.11.2021

Për t’u zgjedhur në votimin e parë, kandidati i propozuar për kryesues të Kuvendit Komunal duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur. Në rast se në votimin e parë asnjëri prej kandidatëve nuk e siguron shumicën e kërkuar, atëherë dy kandidatët me numrin më të […]

Sfida e parë e qeverisjes Muharremaj II, zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit Komunal Foto: Ilustrim

Për t’u zgjedhur në votimin e parë, kandidati i propozuar për kryesues të Kuvendit Komunal duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur. Në rast se në votimin e parë asnjëri prej kandidatëve nuk e siguron shumicën e kërkuar, atëherë dy kandidatët me numrin më të madh të votave shkojnë në votimin e dytë. Kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur do të zgjedhet Kryesues i Kuvendit të Komunës.

Në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 17 Tetor ndarja e ulësve është kjo:

AAK – 12
LDK – 9
PDK – 4
LVV – 4
NISMA – 1
INICIATIVA QYTETARE – 1

Suhareka Online mëson se nga radhët e AAK-së është propozuar Behxhet Kuqi, por ende nuk është e qartë se a është arritur ndonjë bashkëpunim apo koalicion me ndonjërin subjekt tjetër në mënyrë që t’i sigurohen votat e mjaftueshme kryesuesit të deritashmë që të qëndrojë në krye të këtij organi edhe për një mandat.

Edhe nga subjektet tjera opzitare nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar në lidhje me këtë çështje, epilogu i së cilës do të duhet të përfundojë të premten.