Bali Muharremaj: Hapja e SETIFARM sjellë 100 vende të reja pune!
Seticommerc një ndër ndërmarrjet më eminente në Komunën e Suharekës, nga sot është zgjeruar edhe në hapjen e fermës së gjedhave. Njē investim prej 900,000 eurosh sjellë në komunën tonë fermën e gjedhave e cila rrit dhe kultivon mbi 250 gjedha të importuar nga Rumania. Një investim mbreslënës dhe premtues për zhvillimin e bujqësisë është […]
Seticommerc një ndër ndërmarrjet më eminente në Komunën e Suharekës, nga sot është zgjeruar edhe në hapjen e fermës së gjedhave.
Njē investim prej 900,000 eurosh sjellë në komunën tonë fermën e gjedhave e cila rrit dhe kultivon mbi 250 gjedha të importuar nga Rumania.
Një investim mbreslënës dhe premtues për zhvillimin e bujqësisë është vlerësuar edhe nga kryetari i komunës, Bali Muharremaj.
Muharremaj ka deklaruar se Komuna e Suharekës mbetet e përkushtuar në përkrahjen e sektorit të bujqësisë. Me hapjen e fermës pritet që të hapen 100 vende të reja pune, ka shtuar kryetari Muharremaj.
Këtë e ka pohuar edhe drejtori i SetiCommerc, Nisret Bajraktari i cili tha se mbetet i përkushtuar në hapjen e vendeve të reja të punës.