Selmanaj takohet me përfaqësuesin e Qendrës së Biznesit në Suharekë

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, sot është takuar me përfaqësuesin e Qendrës për Biznes në Suharekë, Gani Sallaukën.

Në këtë takim është diskutuar rreth sfidave me të cilat po përballen bizneset kosovare gjatë pandemisë si dhe metodave efikase për përkrahje ndaj prodhuesve dhe eksportuesve vendor. 

Selmanaj në këtë takim gjithashtu ka pranuar një  dokument me një sërë rekomandimesh të nxjerra nga Qendëra për Biznes në Suharekë, të cilat në masë të madhe korrespondojnë me pakon e rimëkëmbjes ekonomike të ndërmarrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndër tjera, Selmanaj është zotuar se Qeveria e Republikës së Kosovës do të trajtojë me kujdes të gjitha rekomandimet e marra, dhe do të shikohen mundësitë që rekomandimet e tilla të inkorporohen në pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.