Saranda shënon 76 vjetorin e çlirimit, ftohen disa asamblesitë nga Suhareka

Qyteti i Sarandës sot shënon 76 vjetorin e çlirimit nga pushtuesit gjermanë.

Kryetari i Këshillit të Bashkisë së Sarandës, Asaf Stroka në këtë ditë të veçantë për ta ka ftuar disa nga asambleistët e Komunës së Suharekës.

Gjatë qëndrimit në Sarandë, asambleistët nga Suhareka kanë vizituar edhe disa nga monumentet historike të këtij qyteti.

Njoftimi i plotë:

Asambleistët suharekas pjesmarrës në Ditën e çlirimit të Sarandës

Me ftesë të kryetarit të Këshillit të Bashkisë së Sarandës, e cila është e binjakëzuar me Komunën e Suharekës, asambleistët e Suharekës ishin pjesmarrës në manifestimin me rastin e çlirimit të qytetit të Sarandës. Kryesuesi i Kuvendit të Suharekës z. Bexhet Kuçi, është pritur në takim zyrtar nga kryetari i Këshillit bashkiak z. Asaf Stroka. Gjatë qëndrimit në Sarandë, asambleistët kanë vizituar edhe disa nga monumentet historike të këtij qyteti.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.