Samadrexhë, lëndohet një person në vendin e tij të punës – mjeku thotë se është jashtë rrezikut për jetë

10.04.2023

Një person është lënduar në vendin e tij të punës. Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se një person në Samadrexhë është lënduar derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, raporton SuharekaOnline. Sipas mjekut, viktima ka pësuar lëndime trupore, mirëpo i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Policia e Kosovës në […]

Samadrexhë, lëndohet një person në vendin e tij të punës – mjeku thotë se është jashtë rrezikut për jetë Foto: Ilustrim

Një person është lënduar në vendin e tij të punës.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se një person në Samadrexhë është lënduar derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, raporton SuharekaOnline.

Sipas mjekut, viktima ka pësuar lëndime trupore, mirëpo i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se rasti është paraqiturnë Stacionin Policor gjatë ditës së shtunë rreth orës 10:57 dhe se i njëjti është duke u hetuar.

“Samadrexhë, Suharekë 08.04.2023 – 10:57. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ishte lënduar në vendin e tij të punës. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në raportin e policisë.