Mërgimtarët e fshatit Samadraxhë nga komuna e Suharekës, po kujdesen për vendlindjen e tyre edhe pse jetojnë në vendet e largëta.
Tek ambulanca e fshatit Samadraxhë mërgimtarët kanë mbjellur 41 bimë që simbolizojnë 15 dëshmorët dhe 26 martirët e fshatit, ka njoftuar drejtori i shkollës SHFMU “Dituria” në Samadraxhë, Zenun Rusi.

Në luftën e fundit 41 persona u vranë nga serbët në këtë fshat dhe është njëri nga fshatrat që ka kontribuar më së shumti.
Më poshtë keni edhe disa fotografi nga vendi se ku i kanë mbjellur bimët.
