Salih Zyba: Kthimi i Vlora Çitakut është një përpjekje koti ashtu sikur ekziston edhe Qeveria “Koti”

Salih Zyba, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, në një intervistë për Front Online, ka shprehur shqetësimin se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të jetë pasoja e radhës për Kosovën nga vazhdimi i dialogut me Serbinë.

“Këto negociata që tashmë janë kopje të disa negociatave paraprake apo me pasoja të njëjta e për më keq edhe pa këtë mandat që duhet qytetar, këto negociata e kanë një rrezik tëradhës. Në të kaluarën kanë dhënë historinë, kulturën , identitetin tonë të lashtë fetar por edhe pasurinë që u ka takuar atyre objekteve dhe kanë krijuar komuna të reja, sot është një proces tjetër përmesZajednicës që ne e kundërshtojmë me çdo kusht dhe kjo është pasojat e radhës që mund t`i krijojë ky proces aktual.

Së fundmi janë shtuar zërat që Vlora Çitaku mund të jetë e propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës, për pozitën e presidentit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, konsideroi që përpjekjet e PDK-së për të u rikthyer në skenën politike përmes saj, janë koti.

“Nuk ka të papritura në relacionin PDK-LDK dhe nëveçanti me këtë krahun që kanë qenë deri më tani. Mirëpo, figurat që ka filluar PDK-ja t`i kthejë, t`i ofrojë, përshtypja ime është shumë personale por përkundër që e ka humbur një terren të menaxhimit të qeverisjes e sidomos të shpresës për një parë zgjedhje që mund të jenë jo larg, PDK-ja është duke bërë një përpjekje të kot që të kthejë disa figura edhe në emër të një përfaqësimi tash qoftë tek presidenca, qoftë me kandidatë të mundshëm për kryeministër apo për të qenë një kombinim në një marrëveshje që nuk është publike si e mundshme në mes të PDK-së apo LDK-së, si pushtet aktual”, ka thënë ai.

Kështu ai tha se Çitaku nuk është një vlerë e shtuar për vendin.

“Ajo nuk është vlerë e shtuar për vendin duke e pasur parasysh që mund të jetë një kombinim i mundshëm për ta vazhduar një Qeveri të tillë e që ne konsiderojmë e dëmshme për qytetarët. Është një përpjekje koti ashtu sikur ekziston edhe Qeveria “Koti”, ka thënë tutje ai për Front Online.

Zyba foli edhe për mosvotimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, e që sipas tij ai as nuk mund të konsiderohet si Ligj për Rimëkëmbje.

“Është fakt që ditën e djeshme gjatë seancës përpjekjet e Qeverisë përkundër mungesës së numrave të mazhorancës e futi ne seancë për ta votuar, për cilën mandati i këtij Kuvendi nuk i`a dha mundësinë këtij Ligji duke e pasur parasysh vërejtjet, sugjerimet që i ka dhënë jo vetëm VV-ja por opozita në përgjithësi për të cilën e ka kundërshtuar që gjithçka mund të quhet, por nuk është Ligj për Rimëkëmbje”, ka deklaruar Zyba për Front Online.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.