Sa u zbatuan masat anti-COVID-19 në shkollat e Komunës së Suharekës?

09.12.2020

Organizata “Edu Task”  në bashkëpunim me “BIRN Kosova” që nga muaji tetor kanë monitoruar shkollat e komunave të vendit, për të vërtetuar nëse masat e Qeverisë janë duke u zbatuar në institucionet arsimore. Raporti i bërë nga “Edu Task” ka gjetur të dhëna të ndryshme të zbatimit të këtyre masave nga ana e komunave, sipas […]

Sa u zbatuan masat anti-COVID-19 në shkollat e Komunës së Suharekës? Foto: Ilustrim

Organizata “Edu Task”  në bashkëpunim me “BIRN Kosova” që nga muaji tetor kanë monitoruar shkollat e komunave të vendit, për të vërtetuar nëse masat e Qeverisë janë duke u zbatuar në institucionet arsimore.

Raporti i bërë nga “Edu Task” ka gjetur të dhëna të ndryshme të zbatimit të këtyre masave nga ana e komunave, sipas të cilit komunat që më së miri kanë performuar janë: Juniku, Kamenica, Kaçaniku, Shtimja, Skenderaj, Ferizaj, Gllogovci, Istogu dhe Prishtina, që kanë përmbushur mbi 80% të masave.

Kurse, komunat që radhiten me performancën më të dobët janë ajo e Obiliqit, Shtërpcës, Podujevës, Mitrovicës, Mamushës dhe Suharekës me rreth 50% të masave të zbatuara në shkollat e tyre.

“Ndërsa një analizë që zbërthen zbatimin e masave për komunë tregon se komunat Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gllogovc, Kaçanik, Lipjan, Malishevë, Mamushë, Novobërdë, Obiliq, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri nga katër masat kanë zbatuar më së shumti masën ‘Taskforca në nivel institucioni parashkollor apo shkolle’”, thuhet më tej në raportin e bërë nga organizata “Edu Task”.

Raportin e plotë mund ta lexoni këtu.