ASK ka publikuar raportin “Kosova në Shifra” 2019 në të cilin përmblidhen të dhëna statistikore në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën.
Informacionet statistikore, që janë paraqitur në “Kosova në Shifra” 2019 janë përgatitur në bazë të eksperiencës, bashkëpunimit me shfrytëzuesit dhe gatishmërisë së departamenteve të ASK-së, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi kërkesave të përdoruesve.
Në bazë të të dhënave statistikore të siguruara nga SuharekaOnline që nga viti 2015-2019 janë nxjerrur shifra të sakta të të punësuarëve në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë.
Që nga viti 2015 e deri në vitin 2018 në total numri i të punësuarëve në QKMF është i njëjtë.
Në vitin 2018 është rritur numri i stomatologëve për dy dhe numri i bashkëpunëtorëve shëndetësor/jo medicinal ndërsa është zvogëluar numri i infermierëve për 10.
Ndërsa në vitin paraprak (2019) numri i të punësuarëve është rritur për 10 ku janë punësuar 5 mjekë dhe 9 infermierë.
