Sa është numri i qytetarëve të Suharekës që vdesin brenda dhe jashtë vendit?!

Komuna e Suharekës në Kosovë njihet si një ndër komunat me numrin më të madh të qytetarëve të saj që jetojnë në diasporë.

Këtë e ka konfirmuar edhe fakti se Suhareka ka numër të madh të qytetarëve të saj që lindin në vendet e perëndimit dhe pastaj regjistrohen si qytetarë të Suharekës në gjendjen civile.

Ditë më parë SuharekaOnline kishte raportuar se sipas të dhënave të regjistruara vetëm gjatë vitit 2019 në sektorin e Gjendjes Civile në Suharekë janë regjistruar gjithsej 442 lindje, prej të cilave 130 janë regjistrime të rregullta (me kohë) dhe 312 regjistrime me vonesë.

Nga 130 regjistrimet me kohë, 86 lindje janë kryer jashtë vendit dhe 44 brenda vendit. Diferencë e madhe e numrit të lindjeve brenda dhe jashtë vendit vërehet edhe te lindjet e regjistruara me vonesë ku nga 312 të tilla për vitin 2019, 20 lindje të regjistruara janë brenda vendit dhe 292 lindje jashtë vendit.

Këto statistika padyshim që e bëjnë edhe më të qëndrueshëm faktin se shumë qytetarë të Suharekës jetojnë në diasporë.

Krahas lindjeve edhe rastet e vdekjeve të qytetarëve të Suharekës që kanë ndodhur në mërgim janë të evidentuara në sektorin e gjendjen civile.

Kështu sipas të dhënave të vitit 2016 në këtë sektor janë lajmëruar dhe regjistruar 233 raste të vdekjeve, prej të cilave 39 raste të qytetarëve të Suharekës që jetojnë në më mërgim.

Kështu sipas të dhënave të vitit 2016 në këtë sektor janë lajmëruar dhe regjistruar 233 raste të vdekjeve, prej të cilave 39 raste të qytetarëve të Suharekës që jetojnë në më mërgim.

Ndërsa në vitin paraprak, pra në 2019, numri i vdekjeve të lajmëruara është 343, prej të cilave 51 raste janë jashtë vendit.

Viti Vdekje brenda vendit Vdekje Jashtë vendit Total
2016 194 39 233
2017 192 54 246
2018 318 49 367
2019 292 51 343

Ndërsa për vitin 2020 deri më 12 maj numri i rasteve të lajmëruara të vdekjeve është 93, ku prej tyre 10 janë jashtë vendit dhe 83 brenda vendit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.