Rumania nuk e njeh Kosovën, por e njeh Golden Eagle

Rumania nuk e njeh Kosovën, por e njeh Golden Eagle
Herolind Bytyçi

08.06.2021 / Suhareka

Kompania nga Kosova që po pushton botën, Rumania vendi i radhës! Pas suksesit të treguar në tregun vendor, kompania Frutex me brendin Golden Eagle po vazhdon eksportin dhe zgjerimin në tregjet e reja ku deri më tani numëron mbi 30 vende, por kësaj liste sot i shtohet edhe Rumania.

Fal kësaj marrëveshje sot është nisur kontingjenti i parë për në Rumani dhe së shpejti konsumatorët në këtë shtet mund ta gjejnë pijen energjike Golden Eagle në dyqantet e këtij vendi.

 Kualiteti dhe cilësia sipas standardeve ndërkombëtare, ka bërë që pija energjike Golden Eagle të jetë një konkurrente e fortë në tregun ndërkombëtar.

“Golden Eagle” sot është lider në viset shqiptare dhe është një ndër produktet kosovare më të shitura në tregun ndërkombëtar.

RAPORTO