Kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës në fshatin Mushtisht e cila rrugë është me rëndësi të veçantë për banorët e këtij fshati.

E kryetari i komunës Bali Muharremaj ishte në këtë fshat për ti parë punimet për se afërmi.

Kryetari u zotua se angazhimi i tij nuk do të ndalojë asnjëherë, dhe se do ti sherbej qytetarëve pa dallim.

”Puna sot vazhdon në Mushtisht, në ndërtimin e rrugëve lokale, të cilat janë me rëndësi jetike për qytetarët.

Angazhimi ynë natyrisht nuk do të ndalet për t’ju shërbyer qytetarëve pa dallim,” tha kryetari.

Kujtojmë që në këtë muaj janë asfaltuar edhe rrugët lokale në fshatin Greikoc, po ashtu kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës në fshatin Studençan, si dhe kanë filluar punimet për rregullim e rrugëve fushore në disa fshatra të Suharekës.

Gjithasht në këtë muaj janë vu gurëthemelet për ndërtimin e dy shkollave, njera në Vraniç e tjetra në Dobërdelan.