Rruga “Luigj Nikolla” pritet të asfaltohet brenda 60 dite

09.07.2020

Rruga “Luigj Nikolla” nuk gjendet më shumë se 250 metra nga qendra e qytetit, rrugë kjo të cilën e frekuentojnë çdo ditë banorët e mbi 20 shtëpive, të cilët vazhdimisht kanë bërë apele dhe kërkesa te Komuna për rregullimin e kësaj rruge. Në maj të këtij viti Komuna e Suharekës ka hapur procedurat tenderuese për […]

Rruga “Luigj Nikolla” pritet të asfaltohet brenda 60 dite Foto: Ilustrim

Rruga “Luigj Nikolla” nuk gjendet më shumë se 250 metra nga qendra e qytetit, rrugë kjo të cilën e frekuentojnë çdo ditë banorët e mbi 20 shtëpive, të cilët vazhdimisht kanë bërë apele dhe kërkesa te Komuna për rregullimin e kësaj rruge.

Në maj të këtij viti Komuna e Suharekës ka hapur procedurat tenderuese për rregullimin e kësaj rruge dhe 4 rrugëve tjera (Ndërtimi i rrugeve lokale Luigj Nikolla, segment i rrugës Ismail Qemajli, Kurbini, Qamil Kuqi 7 Shtatori, Mehdi Xhaferi).

Të mërkurën më 8 korrik Komuna e Suharekës ka shpërblyer me tender operatorin ekonomik ISEFERI SH.P.K. për ndërtimin e këtyre rrugëve.

OE është i obliguar që brenda 60 ditë pune të përfundojë punimet në rrugën “Luigj Nikolla” dhe të tjerat sipas dosjes së tenderit që kap shifrën prej 59,957.90 €.