Pavarësisht se Komuna e Suharekës ka shpallur tendera për ndërtimin e rrugëve lokale në shumë fshatra të kësaj komune, disa rrugë nuk po mirren parasysh kështu duke u krijuar probleme banorëve për qarkullim të lirë.
Sipas disa fotografive që ka dërguar një banor në redaksinë e “SuharekaOnline” shihet se një rrugë në fshatin Leshan është nën mëshirën e fatit, madje shihet se kjo rrugë e quajtur “Komandant Drini” është me shumë gropa.
Sipas banorit në fjalë në këtë rrugë të fshatit Leshan nuk interesohet askush nga Komuna për ta inspektuar dhe të asfaltohet kjo rrugë në të cilën nuk po mund të qarkullohet as në këmbë e as me veturë.
Kushtet jo të favorshme të rrugës kanë bërë që qytetarët që banojnë në atë pjesë të kenë vështirësi në shfrytëzimin e kësaj rruge sidomos gjatë ditëve kur ka reshje si të shiut ashtu edhe të borës.
Gjendja e rrugës “Komandant Drini” në fshatin Leshan përmes fotografive:




