Dy persona në Suharekë rrokullisen me veturë, përfundojnë në QKMF

Dy persona në Suharekë rrokullisen me veturë, përfundojnë në QKMF
Eurolinda Zenelaj

02.05.2021 / Suhareka

Të shtunën në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku.

Burime të SuharekaOnline kanë bërë të ditur se dje rreth orës 18:10 ka ndodhur një aksident trafiku, ku është raportuar se një person (i mitur) duke vozitur automjetin e ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

Tutje është bërë e ditur se si pasojë lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi i automjetit dhe një tjetër person i cili ka qenë pasagjer.

Të dy të lënduarit janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QMKF) dhe pas tretmanit të njëjtit janë liruar, ndërsa rasti po hetohet.

RAPORTO