Rritje drastike, 401 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

20.08.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 2,236 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar tetë viktima nga ky virus. Brenda 24 ore janë regjistruar 93 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve pozitive me […]

Rritje drastike, 401 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: SuharekaOnline

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 2,236 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar tetë viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar 93 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë  285, Ferizaj  256, Prizren  238, Gjilan  158, Pejë  152, Gjakovë  133, Mitrovicë  103, Suharekë  93, Fushë Kosovë  78, Klinë  76, Podujevë  75, Shtime  75, Istog  70, Lipjan  69, Malishevë  58, Obiliq  50, Rahovec  47, Vushtrri  46, Kaçanik  39, Deçan  30, Gllogoc  27, Kamenicë  26, Viti  15, Hani i Elezit  13, Dragash  12, Junik  4, Skenderaj  2, Shtërpcë  2, Novobërdë  2, Graçanicë  1, Kllokot  1.

Po ashtu, janë shëruar 138 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 106,546 raste.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Ferizaj  27, Gjakovë  25, Gjilan  15, Prishtinë  12, Shtime  11, Skenderaj  10, Kamenicë  9, Pejë  7, Mitrovicë  5, Podujevë  4, Kaçanik  3, Deçan  2, Vushtrri  2, Kllokot  2, Novobërdë  2, Lipjan  1, Istog  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 14.249, prej tyre 401 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 123,098 raste dhe 2,303 raste të vdekjes.