Rritet numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Suharekë, 39 raste brenda një jave

12.01.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar një ngritje të lehtë krahasuar me ditët e para të këtij viti. Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit është rritur edhe në Komunën e Suharekës, ku vetëm brenda një jave (5 deri më 11 dhjetor) janë regjistruar 39 raste […]

Rritet numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Suharekë, 39 raste brenda një jave Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar një ngritje të lehtë krahasuar me ditët e para të këtij viti.

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit është rritur edhe në Komunën e Suharekës, ku vetëm brenda një jave (5 deri më 11 dhjetor) janë regjistruar 39 raste pozitive, numër ky më i madh se në javën e kaluar ku janë regjistruar vetëm 16 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Këtë javë gjithashtu në Komunën e Suharekës është regjistruar edhe një viktimë e moshës 78 vjeç.

Më datë 9 janar në Komunën e Suharekës janë regjistruar 12 raste pozitive me COVID-19, numër ky rekord brenda një jave, ndërsa gjatë datës 5 dhe 6 janar janë shënuar nga dy raste.

Gjatë kësaj jave rastet me COVID-19 përveç se në qytetin e Suharekës të theksuara kanë qenë edhe në fshatrat si: Bukosh, Samadrexhë, Mushtisht, Dobërdelan, Greikoc, Savrovë.

Më poshtë statistikat mund t’i shihni përmes një tabele.

DataRastet pozitiveViktima
05 janar, 202120
06 janar, 202120
07 janar, 202140
08 janar, 202190
09 janar, 2021121 (78 vjeç)
10 janar, 202160
11 janar, 202140
Gjithsej391
Të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike
Në bazë të rrezikshmërisë së përhapjës së infeksionit së Koronavirusit Komuna e Suharekës vazhdon ende të jetë pjesë e zonës së gjelbër.

Sipas vlerësimit dhe rekomandimeve, masat kufizuese për zonën e gjelbër janë:

  • Operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19;
  • Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19;
  • Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose deri në tre (3) nëse janë anetarë të së njëjtës familje, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid19”;
  • Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00, në perputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19;
  • Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 20:00, përveç shërbimit “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”;
  • Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), në perputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;
  • Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare sportive, në perputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;
  • Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar vetëm 40% të hapësirave/sipërfaqeve, në perputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.