Rritet numri i rasteve aktive me COVID-19 në Suharekë, shkon numri në 4 të tilla

05.08.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 221 raste pozitive me COVID-19, ndërsa është regjistruar një viktimë nga ky virus. Brenda 24 ore është regjistruar një rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve pozitive me […]

Rritet numri i rasteve aktive me COVID-19 në Suharekë, shkon numri në 4 të tilla Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 221 raste pozitive me COVID-19, ndërsa është regjistruar një viktimë nga ky virus.

Brenda 24 ore është regjistruar një rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë (40), Fushë Kosovë (22), Pejë (19), Gjilan (18), Mitrovicë (18), Gjakovë (14), Skenderaj (12), Podujevë (11), Lipjan (10), Gllogoc (10), Ferizaj (8), Obiliq (8), Deçan (7), Klinë (6), Kamenicë (6), Shtime (4), Prizren (3), Istog (2), Graçanicë (1), Vushtrri (1), Suharekë (1).

Po ashtu, janë shëruar 21 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105,688 raste.

Kurse numri i rasteve aktive është 888, prej tyre 4 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 108,844 raste nga 745,398 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,268 raste të vdekjes.