Rritet numri i pensionistëve kontribut-dhënës në tre muajt e parë të 2021’s në Suharekë

22.05.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tre mujorin e parë të vitit 2021. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve kontribut paguese të moshës. Pension kontribut pagues i moshës – është pensioni i rregullt mujor për qytetarët e punësuar në Republikës e […]

Rritet numri i pensionistëve kontribut-dhënës në tre muajt e parë të 2021’s në Suharekë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tre mujorin e parë të vitit 2021.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve kontribut paguese të moshës.

Pension kontribut pagues i moshës – është pensioni i rregullt mujor për qytetarët e punësuar në Republikës e Kosovës, të cilët i kanë paguar kontributet, në ish-Fondin Pensional të Kosovës para datës 01.01.1999 sipas dispozitave të Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor nr. 011-24/83 (Gazeta Zyrtare KSAK-së nr. 26/83) e të cilët i plotësojnë kriteret e paraparë me këtë ligj.

Të drejtën në pension kontribut pagues të moshës e realizojnë të gjithë personat të cilët
kanë shtetësi të Kosovës dhe të cilët: kanë mbushur moshën 65 vjeçare; duhet të ketë stazh pensional kontribut dhënës, sipas Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor nr.011-24/83 (Gazeta Zyrtare e KSAK nr.26/83) para datës 01.01.1999; ofrojnë dëshmi të vlefshme mbi pagesën e kontributeve sipas dispozitave të Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor nr.011-24/83 (Gazeta Zyrtare e KSAK nr.26/83) para datës 01.01.1999.

Personat të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret për pension kontribut pagues të moshës, nuk mund të jenë edhe shfrytëzues të ndonjë skeme tjetër pensionale të përcaktuar me këtë ligj. Përjashtimisht, shfrytëzuesit e pensionit kontribut pagues të moshës, dhe shfrytëzuesit e pensioneve tjera të përcaktuara me këtë ligj, mund të jenë edhe shtetasit e huaj, me shtetin e të cilëve, Republika e Kosovës, lidh Marrëveshje Bilaterale për sigurimet sociale.

Shuma e pensionit kontribut pagues të moshës nga muaji janar 2016 ka pësuar ndryshime ku
pensionet paguhen sipas kategorizimeve në bazë të nivelit të shkollimit si në vijim:
Kategoria e parë-pensionist i pa arsimuar ose me arsim fillor – shuma e pensionit është 182 euro;
Kategoria e dytë – pensionist me arsim të mesëm- shuma e pensionit është 198 euro;
Kategoria e tretë –pensionist me arsim të lartë – shuma e pensionit është 214 euro;
Kategoria e katër –pensionist me arsim universitar- shuma e pensionit është 265 euro.

Nga këto statistika bëhet e ditur se në tre muajt e fundit numri i pensionistëve kontribut-dhënës në Komunën e Suharekës është rritur, raporton SuharekaOnline.

Në muajin e janar të vitit 2021 në Komunën e Suharekës kanë qenë rreth 1,222 pensionistë kontribut-dhënës, ndërsa në muajin shkurt kanë qenë 1,223 pensionistë kontribut-dhënës dhe në muajin mars ky numër është rritur në 1,226 pensionistë.

MuajiNr. i pensionistëve kontribut-dhënës
Janar1,222
Shkurt1,223
Mars1,226