Rritet numri i pensionistëve kontribut-dhënës në Suharekë

22.02.2021

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës është rreth 25 mijë e 679. Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontribut-dhënëse, pensionimet e parakohshme të disa ndërmarrjeve, beneficionet për veteranët e […]

Rritet numri i pensionistëve kontribut-dhënës në Suharekë Foto: Ilustrim

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës është rreth 25 mijë e 679.

Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontribut-dhënëse, pensionimet e parakohshme të disa ndërmarrjeve, beneficionet për veteranët e luftës, si dhe kategori tjera sociale.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për TM4 2020.

Nga këto statistika bëhet e ditur se në 6 muajt e fundit numri i pensionistëve kontribut-dhënës në Komunën e Suharekës është rritur, raporton SuharekaOnline.

Në muajin e parë të vitit 2020 në Komunën e Suharekës kanë qenë rreth 1.159 pensionistë kontibut-dhënës, ndërsa në muajin e fundi të vitit ky numër është rritur në 1.234 pensionistë.

MuajiNr. i pensionistëve kontribut-dhënës
Janar1.159
Shkurt1.164
Mars1.178
Prill1.181
Maj1.182
Qershor1.205
Korrik1.219
Gusht1.227
Shtator1.236
Tetor1.242
Nëntor1.235
Dhjetor1.234