Rritet numri i veteranëve të luftës dhe i familjeve me asistencë sociale në Komunën e Suharekës

21.11.2020

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës, arrin në rreth 25 mijë, të cilët marrin shumën mujore të ndihmës sociale nga 50 euro deri 150 euro. Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës […]

Rritet numri i veteranëve të luftës dhe i familjeve me asistencë sociale në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës, arrin në rreth 25 mijë, të cilët marrin shumën mujore të ndihmës sociale nga 50 euro deri 150 euro.

Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontribut-dhënëse, pensionimet e parakohshme të disa ndërmarrjeve, beneficionet për veteranët e luftës, si dhe kategori tjera sociale, shkruan SuharekaOnline.

Duke e krahasuar me muajt prill, maj dhe qershor të këtij viti vërehet se numri i familjeve me asistencë sociale në Komunën e Suharekës ka pësuar një rritje.

Nga muaji prill numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që përfitonin nga skema sociale ka pësuar rënie të lehtë ku ishin 488 (me 2210 anëtarë), maj 485 familje (me 2209 anëtarë) dhe qershor 479 familje (me 2190 anëtarë).

Ndërsa në muajin korrik nga skema sociale kanë përfituar 479 familje (me 2179 anëtarë), gusht 484 familje (me 2199 anëtarë) dhe në shtator 493 familje (me 2239 anëtarë) duke shënuar kështu prapë rritje.

Gjithashtu krahasur me muajin janar (1595 veteranë) të këtij viti me muajin shtator (1602 veteranë) është rritur edhe numri i veteranëve të luftës që marrin pensione nga shteti.

Në muajin prill të vitit 2016 numri i veteranëve në Komunën e Suharekës që përfitonin nga skema sociale ishte 1257.

PrillMajQershor
Veteranë 2020160716011601
Veteranë 2019158515901586
Veteranë 2018155715551563
Veteranë 2017146414911499
Veteranë 2016125712571257