Rriten shpenzimet e telefonisë mobile, Komuna e Suharekës për dy muaj shpenzoi mbi 3 mijë e 100 euro
Në shpenzimet e muajit prill dhe maj 2023, sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës ndër tjerash figurojnë edhe ato të telefonisë mobile. Në bazë të publikimeve në webfaqen e Komunës së Suharekës bëhet e ditur se për telefoni mobile për dy muaj janë shpenzuar 3,101.83 euro, shkruan SuharekaOnline. Shpenzime më të […]
Në shpenzimet e muajit prill dhe maj 2023, sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës ndër tjerash figurojnë edhe ato të telefonisë mobile.
Në bazë të publikimeve në webfaqen e Komunës së Suharekës bëhet e ditur se për telefoni mobile për dy muaj janë shpenzuar 3,101.83 euro, shkruan SuharekaOnline.
Shpenzime më të mëdha për telefoni mobile janë bërë nga Drejtoria e Shërbimeve publike, e cila ka shpenzuar plotë 516.85 euro, faturë kjo e cila figuron në shpenzimet e muajit maj 2023.
Gjatë muajit prill të këtij viti Zyra e Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka shpenzuar 153.98 euro për telefoni mobile, ndërsa në muajin maj ka shpenzuar 180.00 euro.
SuharekaOnline më poshtë iu sjellë tabelat për muajin prill dhe maj të këtij viti të cilat përmbajnë shpenzimet e telefonisë mobile.
Njesia | Shpenzimet e telefonisë mobile-Prill, 2023 |
Zyra e Kryetarit | 153.98 euro |
Administrata | 60.00 euro |
Zyra e Kuvendit Komunal | 180.00 euro |
Buxheti | 157.61 euro |
Administrata | 90.00 euro |
Shërbimet Sociale | 40.00 euro |
Arsimi Fillor | 90.00 euro |
TOTALI: | 771.59 euro |
Njesia | Shpenzimet e telefonisë mobile-Maj, 2023 |
Zyra e Kryetarit | 180.00 euro |
Administrata | 311.79 euro |
Inspekcioni | 159.80 euro |
Buxheti | 91.40 euro |
Shërbimet Publike | 516.85 euro |
Bujqësia | 140.00 euro |
Shërbimet Kadastrale | 107.95 euro |
Planifikimi, Urbanizmi dhe Inspekcioni | 79.75 euro |
Administrata e Shëndetësisë | 61.83 euro |
Shërbimet e Kujdesit Primar | 90.00 euro |
Shërbimet Sociale | 90.16 euro |
Shërbimet Kulturore | 229.60 euro |
Arsimi Parafillor | 120.77 euro |
Arsimi Fillor | 150.00 euro |
TOTALI: | 2,330.24 euro |
Rikujtojmë se gjatë dy muajve shkurt dhe mars 2023 Komuna e Suharekës kishte shpenznuar 2.561,74 euro për telefoni mobile.