Rrezikoi trafikun në autostradën Suharekë – Prizren, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit

19.07.2021

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 15.07.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 15.08.2021, ndaj të pandehurit I.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale […]

Rrezikoi trafikun në autostradën Suharekë – Prizren, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 15.07.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 15.08.2021, ndaj të pandehurit I.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 par. 4 -6 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit I.G., kavlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar.

-Më datën 15 korrik, në orët e pasdites në autostradën “Ibrahim Rugova” në pjesën Suharekë – Prizren,  i pandehuri I.G., duke drejtuar automjetin e tij, në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, duke mos e përshtatur shpejtësinë ndaj kushteve dhe rrethanave të rrugës, i pandehuri I.G., e humb kontrollin e automjetit të tij duke e goditur automjetin  e të dëmtuarit, M.N., ku përveç dëmeve material, i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Andaj, duke i marrë parasysh faktet e lartcekura të cilat e arsyetojnë dyshimin e bazuar se i njëjti e ka kryer veprën penale të lartcekur, gjykata vlerëson se  janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit sepse duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, faktin se kemi të bëjmë me pasoja të rënda ku i dëmtuari M.N., është në gjendje të rëndë shëndetësore, gjendja e të cilit është në rrezik në jetë dhe është në trajtim intensiv pran QKUK-së, në Prishtinë.

Nga të lartë cekurat me lënien në liri të pandehurit do të ndikonte negativisht në ambientin ku jeton i pandehuri si dhe më gjerë, ashtu që caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm për rrjedhën normale të kësaj procedure penale.

Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.