287 maturantë nga Suhareka nesër pritet t’i nënshtrohen testit të maturës

09.10.2020

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë njoftuar se nesër mbahet provimi i Maturës Shtetërore 2020 (afati i dytë). Rreth 8300 nxënës që e kanë paraqitur testin e Maturës Shtetërore 2020 për afatin e dytë, nesër (e shtunë), 10 tetor 2020, me fillim në orën 10:00, do ti nënshtrohen këtij testi në 84 qendra të testimit […]

287 maturantë nga Suhareka nesër pritet t’i nënshtrohen testit të maturës Foto: Ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë njoftuar se nesër mbahet provimi i Maturës Shtetërore 2020 (afati i dytë).

Rreth 8300 nxënës që e kanë paraqitur testin e Maturës Shtetërore 2020 për afatin e dytë, nesër (e shtunë), 10 tetor 2020, me fillim në orën 10:00, do ti nënshtrohen këtij testi në 84 qendra të testimit në gjithë Kosovën.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani, në një prononcim për SuharekOnline ka bërë të ditur se të shtunën 287 maturantë nga Suhareka pritet ti nënshtrohen afatit të dytë të testit të maturës.

Bajselmani gjithashtu ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet që edhe afati i dytë i këtij testi, i cili këtë vit po mbahet në kushte të pandemisë COVID-19, të shkojë sipas planifikimit.

Ndër tjera drejtori i DKA-së, Remzi Bajselmani, ka thënë se në këtë afat Komuna e Suharekës ka siguruar ujë për pije dhe lapsa rezervë për nxënësit.

Kujtojmë se në këtë proces do të jenë të angazhuar 252 komisionerë, 900 administrues dhe 84 mbikëqyrës dhe testi do të mbahet nën masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në proces.