Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 30 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.

Brenda 24 ore nuk është shënuar asnjë rast pozitiv apo i vdekjes nga COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Po ashtu, janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.671.

Kurse numri i rasteve aktive është 1.676, prej tyre 71 raste aktive në Komunën e Suharekës.