Rreth 50 punëtor shëndetësor të projektit “Shtretrit Shtëpiak” punojnë pa kontratë pune

12.02.2020

Rreth 50 punëtor shëndetësor të projektit Shtretrit Shtëpiak që nga 31.12.2019 punojnë pa kontratë pune. LDK dega në Therandë shpreh shqetsimin e rreth 50 puntorëve shendetsor të Projektit Shtretrit Shtëpiak, projket me bashkfinancim i lidhur në mes Komunës dhe OJQ Caritas Kosova. Punëtorët e përfshirë në këtë projekt që nga skadimi i kontratave paraprake (31.12.2019) […]

Rreth 50 punëtor shëndetësor të projektit “Shtretrit Shtëpiak” punojnë pa kontratë pune Foto: Ilustrim

Rreth 50 punëtor shëndetësor të projektit Shtretrit Shtëpiak që nga 31.12.2019 punojnë pa kontratë pune.

LDK dega në Therandë shpreh shqetsimin e rreth 50 puntorëve shendetsor të Projektit Shtretrit Shtëpiak, projket me bashkfinancim i lidhur në mes Komunës dhe OJQ Caritas Kosova.

Punëtorët e përfshirë në këtë projekt që nga skadimi i kontratave paraprake (31.12.2019) e deri në ditën e sotme ofrojnë sherbime shendetsore në institucinet e Kujdesit Primar ( QKMF, QMF. dhe AMF) pa kontrata pune.

Qeverisja Muharremaj dhe menaxhmenti i QKMF-së duhet ta kenë parasysh se me këtë veprim rrezikojnë në aspekt ligjor dhe etik personelin e angazhuar.

Kujdoqoft që i mundësohet të punoi dhe të ketë qasje në institucion, pacient, paisje mjekësore dhe automjete pa kontratë pune bëhet veprim i kundëligjëshëm.

Me këtë rast LDK dega në Therandë vlerson që menaxhmenti i QKMF në bashkpunim me qeverisjen Muharremaj po i shkelin të drejtat e këtyre punëtorëve dhe ligjet në fuqi dhe në të njëjten kohë kërkon që të zgjidhet sa më parë statusi i këtyre punëtorëve duke kthyer kështu normalitetin në QKMF dhe institucionet tjera shëndetësore.