Rreth 4,000 qytetar të Suharekës u vaksinuan kundër gripit sezonal

28.12.2020

Në fund të muajit nëntor Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë 160,500 vaksina kundër gripit sezonal, ku prej tyre 4000 kanë arritur në QKMF-në e Suharekës. Nga këto 4000 vaksina një numër i konsiderueshëm janë shpërndarë edhe nëpër QMF-të dhe AMF-të në Komunën e Suharekës. Në një prononcim për SuharekaOnline nga qendra e vaksinimit në QKMF-në […]

Rreth 4,000 qytetar të Suharekës u vaksinuan kundër gripit sezonal Foto: Ilustrim

Në fund të muajit nëntor Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë 160,500 vaksina kundër gripit sezonal, ku prej tyre 4000 kanë arritur në QKMF-në e Suharekës.

Nga këto 4000 vaksina një numër i konsiderueshëm janë shpërndarë edhe nëpër QMF-të dhe AMF-të në Komunën e Suharekës.

Në një prononcim për SuharekaOnline nga qendra e vaksinimit në QKMF-në e Suharekës kanë thënë se në fazën e parë kanë arritur 3000 vaksina dhe 1000 të tjera kanë arritur në fazën e dytë (java e tretë e muajit dhjetor).

Gjithashtu, është bërë e ditur se ka pasur interesim të qytetarëve të cilët kanë kërkuar që të vaksinohen.

Nga qendra e vaksinimit në QKMF-në e Suharekës tregojnë se vaksinimi është bërë edhe në QMF-të dhe AMF-të e komunës, ku bëhet e ditur se janë vaksinuar 400 qytetar në QMF-Studençan, numër i njejtë ka qenë edhe në QMF-Duhël ku janë vaksinuar 400 banorë.

QMFNumri i personave të vaksinuar
Mushtishtrreth 300
Gjinocrreth 350
Duhëlrreth 400
Mohlanrreth 250
Studençanrreth 400
AMFNumri i personave të vaksinuar
Bukoshrreth 300
Sopijërreth 250
Greikocrreth 150

Në QKMF-në e Suharekës bëjnë të ditur se rreth 20 doza të vaksinave janë në dispozicion të cilat mund të vaksinohen qytetarët e Suharekës.

Gazetare, Eurolinda Zenelaj