Rreth 40 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

13.08.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1,009 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar dy viktima nga ky virus. Brenda 24 ore janë regjistruar 19 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve pozitive me […]

Rreth 40 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1,009 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar dy viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar 19 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë 198, Gjilan 90, Gjakovë 82, Ferizaj 71, Prizren 64, Pejë 62, Podujevë 52, Fushë Kosovë 41, Rahovec 40, Viti 38, Klinë 35, Mitrovicë 30, Kamenicë 23, Lipjan 21, Vushtrri 21, Suharekë 19, Deçan 18, Kaçanik 15, Istog 13, Shtime 13, Gllogoc 13, Malishevë 12, Obiliq 11, Dragash 10, Skenderaj 9, Junik 6, Shtërpcë 1, Novobërdë 1.

Po ashtu, janë shëruar 82 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105,963 raste.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Gjilan 15, Gjakovë 10, Podujevë 8, Skenderaj 8, Prizren 5, Kaçanik 5, Prishtinë 4, Pejë 4, Obiliq 4, Ferizaj 4, Rahovec 4, Kamenicë 3, Viti 2, Mitrovicë 2, Shtime 1, Istog 1, Vushtrri 1, Klinë 1.

Kurse numri i rasteve aktive është 4.414, prej tyre 39 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 112,653 raste nga 953,794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,276 raste të vdekjes.