Rreth 40 mostra do të merren në Komunën e Suharekës ditëve në vijim

Më datën 16 prill në Suharekë janë konfirmuar edhe 6 raste pozitive me covid-19 duke e dërguar numrin e të infektuarëve në 22, saktësisht qytetar nga fshati Vraniq, Bukosh dhe Krushicë e Poshtme.

Për të parandaluar përhapjen e covid-19 Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Prizren vazhdimisht është duke hulumtuar dhe gjurmuar kontakte të pacientëve nga Suhareka.

Nga të gjitha kontaktet e gjurmuara kjo qendër pritet që ditëve në vijim të marr rreth 40 mostra në Komunën e Suharekës.

Në një prononcim për SuharekaOnline drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu. ka konfirmuar se pritet të merren mostra dhe ka bërë të ditur se ditëve në vijim në Komunën e Suharekë do të merren mostrat nga raste kontakti, familjarëve të dy policëve, nga familja e pacientës nga Peqani (me vendbanim në Suharekë) dhe disa në fshatin Studençan që në total janë rreth 40 persona.

Deri më tani Komuna e Suharekës ka 22 qytetar të prekur me covid-19, në mesin e të cilëve është një i shëruar dhe një i vdekur.

RAPORTO