Rrakaqi: Rritja e numrit të familjeve përfituese nga bonus banimi në Suharekë ka qenë i nevojshëm

11.09.2023

Në mbledhjen e gjashtë të Asamblesë Komunale në Suharekë e cila është mbajtur me 30 qershor 2023, është miratuar pika e tretë e rendit të ditës e cila ishte projekt-vendimi për përcaktimin e vlerës së bonus banimit. Në mbledhje nga asambleistët u vendos që numri i familjeve përfituese për bonus banim nga 7 sa ishin […]

Rrakaqi: Rritja e numrit të familjeve përfituese nga bonus banimi në Suharekë ka qenë i nevojshëm Foto: SuharekaOnline

Në mbledhjen e gjashtë të Asamblesë Komunale në Suharekë e cila është mbajtur me 30 qershor 2023, është miratuar pika e tretë e rendit të ditës e cila ishte projekt-vendimi për përcaktimin e vlerës së bonus banimit.

Në mbledhje nga asambleistët u vendos që numri i familjeve përfituese për bonus banim nga 7 sa ishin të rritet në 10 dhe poashtu u vendos që mjetet për këtë kategori të familjeve nga 40 përqind të shtohen në 50 përqind, shkruan SuharekaOnline.

Në Komunën e Suharekës sipas të dhënave nga Qendra për Punë Sociale në Suharekë janë rreth 397 familje të cilat përfitojnë nga asistenca sociale, prej tyre 15 familje janë nga komuna të tjera.

Në një intervistë për SuharekaOnline, drejtori i QPS-Suharekë, Sami Rrakaqi ka bërë të ditur se 5 familje të cilat janë nga komuna të tjera të Kosovës, që jetojnë në Suharekë janë përfituese të bonus banimit.

LEXO EDHE:  1.5 milionë euro investim, "Damper" do të bëhet me një autoservis modern për automjete ushtarake

I pyetur lidhur me vendimin e Asamblesë Komunale në Suharekë për rritjen e numrit të familjeve dhe përqindjes së mjeteve, Rrakaqi thotë se si QPS e ka mirëpritur këtë vendim, pasi që i njejti ka qenë i nevojshëm dhe ende mbetet i tillë.

Poashtu, ai ka shtuar se ai dhe institucioni të cilin e drejton thotë se janë duke punuar me të gjitha kapacitet në mënyrë që të ofrohen shërbime profesionale dhe cilësore për qytetarët e kategorive të ndryshme për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Etiketat