Të martën në Stacionin Policor në Suharekë rreth orës 18:00 është raportuar për dhunë në familje.
Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline mësohet se një burrë ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.
Si pasojë e rrahjes vajza ka marrë lëndime trupore dhe më pastaj ka pranuar tretmanin mjeksor.
Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.