Rrahu të dashurën, arrestohet një person në Suharekë

29.07.2025

Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar këtë të hënë në Komunën e Suharekës.

Rrahu të dashurën, arrestohet një person në Suharekë Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rreth orës 16:40 është identifikuar një viktimë femër kosovare, tek e cila gjatë kontrollit mjekësor janë vërejtur shenja të dhunës fizike. Dyshohet se këto lëndime i janë shkaktuar nga një person i afërt, mashkull kosovar, i cili menjëherë është arrestuar nga autoritetet.

Pas procedurave të para hetimore, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është orientuar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Rasti është cilësuar si dhunë në familje dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse të Policisë, ndërkohë që hetimet janë në vazhdim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More