Ripërsëritet tenderi për transportin e nxënësve për fshatrat: Budakovë, Nishor dhe Krushicë e Epërme

20.03.2023

Komuna e Suharekës në janar të vitit 2023 kishte njoftuar se kishte hapur kontratë për shërbimet e transportit të nxënësve në disa fshatra të komunës. Sipas njoftimit bëhet e ditur se tenderi ishte i hapur me shtatë lloto, pra për fshatin: Greiçec, Greikoc, Mushtisht, Budakovë, Nishor dhe Krushicë e Epërme. Edhe pse disa nga kompanitë […]

Ripërsëritet tenderi për transportin e nxënësve për fshatrat: Budakovë, Nishor dhe Krushicë e Epërme Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës në janar të vitit 2023 kishte njoftuar se kishte hapur kontratë për shërbimet e transportit të nxënësve në disa fshatra të komunës.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se tenderi ishte i hapur me shtatë lloto, pra për fshatin: Greiçec, Greikoc, Mushtisht, Budakovë, Nishor dhe Krushicë e Epërme.

Edhe pse disa nga kompanitë kanë nënshkruar kontratë për bartjen e nxënësve në shkollë në disa fshatra, gjatë ditës së hënë nuk ndodhi një gjë e tillë.

Andaj, lidhur me këtë situatë SuharekaOnline ka kontaktuar me Drejtorin e Arsimit në Suharekë Remzi Bajselmanin, i cili ka njoftuar se tenderi në fjalë është hapur me 7 loto, ku 3 prej tyre i kanë përmbushur kriteret dhe i kanë nënshkruar kontratat, ndërsa 4 të tjera nuk i kanë plotësuar kriteret e kërkuara, e ku ky tender sipas Bajselmanit do të ripërsëritet dhe gjatë kësaj jave do të rishpallen.

Fshatrat për të cilat është nënshkruar kontrata për transportin e nxënësve janë: Greiçeci, Greikoci dhe Mushtishti.

Ndërsa, ato që do të rishpallën janë fshatrat si: Budakova, Nishori dhe Krushica e Epërme.