Rinia e NISMA-s në Suharekë, kërkojnë nga Kryetari dhe Asambleistët, që të nisin fushatë kundër substancave narkotike

Sot shënohet Dita Botërore kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave.

Kjo ditë në shumë pjes të botës kalon duke mësuar dhe duke biseduar lidhur me këtë problem të shëndetit publik.

Në të gjithë botën 26 qershori simbolizon ditën ndërkombtare të luftës kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave të caktuara , kjo ditë e caktuar për herë të parë në 7 dhjetor 1987 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me qëllim për të shkuar drejt një shoqërie pa drogë.

Të paktën 15.3 milion persona në të gjithë boten kanë probleme si rrjedhojë e përdorimit të drogave.

Rreth 200 milion persona përdorinë drogën të paktën një herë në vit , nga këta 25 milion konsiderohen si të varur nga drogat.

Çdo vit 200.000 persona vdesin nga sëmundje që janë shkaktuar nga përdorimi i drogave.

“Ne publikuam këto të dhëna që sado pak te ndihmojmë ne fushaten e vetdijsimit të të rinjëve në raport me substancat narkotike që janë bërë shqetesim për rrethin dhe ardhmërin tonë e sidomos ky problem dukshëm shfaqet edhe në Komunën e Suharekës”, thuhet në postimin e tyre në faqen zyrtare në Facebook.

Shpresojmë dhe lusim duke filluar nga Kryetari Komunës dhe të gjithë institucionet perkatëse e sidomos dhe asambleistët e të gjithë partive pa dallim subjekti ne fillimin e një fushate kundër kësaj dukurie me plot seminare dhe aktivitete të ndryshme.

Le të zhvillojmë jetet tona – Komunitetet tona – identitetet tona – PA DROGË

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.