Punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyqi” sot kanë rifilluar. Këtë e ka bërë të ditur sot kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Siç duket edhe kryetari iu ka dalë në ndihmë punëtoreve, që sipas tij ky projekt të vazhdoj sipas planit.
“Jam interesuar që ti vizitoj punimet dhe me dëshirë simbolikisht u ndihmova punëtorëve, për disa momente që ky projekt të vazhdoj dhe të ec sipas planit”, shtoi Muharremaj.
Ku Muharremaj u zotua se angazhimi i tij do të mbetet qdo herë, deri në realizimin final.
“Realizimi i këtij projekti do të thotë shumë për komunitetin artistik, dhe angazhimi im do të mbetet gjithmonë deri në realizimin final”.
Përndryshe, në fund të muajit maj të këtij viti kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kishte vendosur të shkëpuste kontratën për projektin “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës Ukë Bytyçi” si rezultat i mosrespektimit së afateve kohore nga ana e operatorit ekonomik dhe shkeljeve të kushteve të kontratës.

Sipas zyrës së kryetarit deri te shkëputja e kontratës kishte ardhur edhe përkundër insistimit të Komunës së Suharekës, që ky projekt të realizohet, nuk ishte treguar gatishmëri nga ana e operatorit ekonomik sipas kërkesave të autoritetit kontraktues.
Në ditën kur edhe kishte vendosur që të shkëpuste kryetari Muharremaj kishte njoftuar se Komuna e Suharekës do të ndërmerr të gjitha masaj ligjore dhe do të vazhdoj me procedura të reja për këtë projekt, në mënyrë që i njëjti të realizohet në afatin sa më të shpejtë të mundshëm.
Kujtojmë që kontrata për ndërtimin e shtëpisë së Kulturës në Suharekë ishte bërë më 17 tetor 2017, mes ish-kryetarit Sali Asllanaj dhe operatorëve ekonomikë “NNSH A&B Construction dhe NNT ABC”.
Kryetari i atëhershëm i komunës së Suharekës z. Sali asllanaj kishte nënshkruar kontratën për ndërtimin e shtëpisë së kulturës “Ukë Bytyçi” me grupin e Operatorëve Ekonomik NNSH A&B CONSTRUCTION & NNT ABC me seli në Suharekë.