Me lehtësimin e masave dhe hyrjen në fuqi të fazës së tretë kanë rifilluar punën edhe shumë institucione komunale në Suharekë.

Kështu sot ka rifilluar punën edhe biblioteka e qytetit në Suharekë.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i DKRS-së në Komunën e Suharekës, Beqir Berisha.

“Të nderuar student dhe nxënës të Suharekes sot me datë 02.06.2020 ka filluar punën bibloteka e qytetit “Hajdin Berisha”. Ju mirëpresim dhe ju lusim të kemi kujdes maksimal” ka njoftuar Berisha.