Rifillon mësimi për gjysmëvjetorin e dytë edhe në Suharekë

13.01.2020

Edhe në shkollat e nivelit parauniversitar të Komunës së Suharekës, sot ka nisur gjysmëvjetori i dytë. Shumë përfaqësues të tyre, të cilët edhe me publikimin e fotove, të bëra përmes rrjeteve sociale kanë deklaruar se shkollat janë të gatshme për t’i pritur fëmijët. Suhareka, fshatrat dhe lagjet, sikurse edhe pjesët tjera të vendit, sot kanë […]

Rifillon mësimi për gjysmëvjetorin e dytë edhe në Suharekë Foto: Ilustrim

Edhe në shkollat e nivelit parauniversitar të Komunës së Suharekës, sot ka nisur gjysmëvjetori i dytë.

Shumë përfaqësues të tyre, të cilët edhe me publikimin e fotove, të bëra përmes rrjeteve sociale kanë deklaruar se shkollat janë të gatshme për t’i pritur fëmijët.

Suhareka, fshatrat dhe lagjet, sikurse edhe pjesët tjera të vendit, sot kanë qenë më ndryshe. Rifillimi i mësimit ia ktheu gjallërinë,

Për dallim nga ditët e pushimit dyjavor, rrugët sot ishin të mbushura me fëmijë, prindër e mësimdhënës, duke rikthyer zhurmën e ëmbël të tyre.

Urime mësimdhënësve, që kanë në duar fëmijët, dritën e syve të çdo prindi, por edhe ardhmërinë e vendit! Suksese në betejën për nxënie të reja.