Respektimi i masave dhe orarit të qarkullimit, Policia dhe Inspeksioni në Suharekë kontrollojnë qytetarët

Nga data 15 prill (e mërkure), ora 06.00, me qëllim të mbrojtjes së jetës së qytetarëve, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, kanë hy në fuqi masat rigoroze të lëvizjes me qëllim të pamundësimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë Covid-19.

Çdo qytetar, nga data 15 prill së paku deri më 3 maj, do të ketë të drejte të lëvizjes vetëm për 90 minuta gjatë orarit të përcaktuar në bazë të numrit të PARAFUNDIT të NUMRIT PERSONAL.

E për të kontrolluar nëse qytetarët dhe pjesmarrësit e komunikacionit po respektojnë vendimet e qeverisë për qarkullim dhe masave mbrojtëse Policia dhe Inspeksioni në Suharekë çdo ditë po kontrollon qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve.

Sipas shefit të Insepksionit në Komunën e Suharekës, Adem Kadolli, njësitë e inspeksionit konform vendimeve të Qeverisë së Kosovës janë duke bërë inspektimin e qytetarëve nëse po qarkullojnë gjatë kohës që u lejohet dhe nëse po bartin maska dhe doreza ashtu siç parashihet edhe në vendimet në fuçi.

Ai gjithashtu ka treguar se pasiqë të shtunën dhe të dielën orari i qarkullimit sipas shifrës së parafundit të numrit personal ka ndryshuar ka disa raste ku moshat e shtyera nuk janë të informuar, por gjithsesi ne jemi këtu që jo vetëm të marrim masa ndëshkuese po edhe ti informojmë ata ka shtuar Kadolli.

Kujtojmë se mos zbatimi i këtyre vendimeve do të konsiderohet si kundërvajtje administrative.

Ku personat fizik do të dënohen prej 1000 euro deri në 2000 euro, ndërsa personat juridik do të dënohen nga 3000 euro deri në 8000 euro.

Po ashtu personi juridik përgjegjës do të dënohet nga 500 deri në 1500 euro.

RAPORTO