Respektimi i masave antiCOVID, Policia e Kosovës po monitoron procesin e vaksinimit në Komunën e Suharekës

15.05.2021

Sot ka filluar procesi i vaksinimit të personave mbi 65 vjeç edhe në QKMF-të nëpër komuna të tjera. Ky proces po përcillet edhe nga Policia e Kosovës të cilët përmes një komunikate për media bëjnë të ditur se në bazë të raporteve në QKMF-në e Suharekes procesi po zhvillohet në rregull sipas rekomandimeve të IKSHPK-së. […]

Respektimi i masave antiCOVID, Policia e   Kosovës po monitoron procesin e vaksinimit në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Sot ka filluar procesi i vaksinimit të personave mbi 65 vjeç edhe në QKMF-të nëpër komuna të tjera. Ky proces po përcillet edhe nga Policia e Kosovës të cilët përmes një komunikate për media bëjnë të ditur se në bazë të raporteve në QKMF-në e Suharekes procesi po zhvillohet në rregull sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.

Aktiviteti i policisë në Komunën e Suharekës është duke vazhduar në zbatim të Vendimit të Qeverisë Nr.01/07 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Njësitë patrullues ngaDRP , janë duke kryer aktivitete të rregullta në parandalimin e shkeljeve dhe zbatimin e rregullave të kërkuara sipas udhëzimit.

Zyrtarët policor janë vazhdimisht në kontakt më qytetarët duke ju ofruar shërbime, përmes kontaktit të drejtpërdrejt dhe në ngritje e pikave të kontrollit.

SuharekaOnline ne baze te kontakteve me Policine e Kosoves ben te ditur se deri me tani çdo gjë është në rregull ne lidhje me procesin e vaksinimit dhe është duke u zhvilluar sipas rekomandimeve te IKSHPK-se dhe vendimeve  te qeverise se republikës se Kosovës.