Vjedhja është raportuar nga pronari i automjetit, një mashkull kosovar, i cili ka deklaruar se makina i është vjedhur nga oborri i shtëpisë së tij më 16 gusht, rreth orës 04:00 të mëngjesit.
Sipas tij, makina është marrë nga persona të panjohur.
Policia ka konfirmuar se rasti është duke u hetuar dhe po punohet për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e automjetit.