Reshjet kanë shkaktuar dëme në bujqësi, Muharremaj do të kërkojë ndihmë nga institucionet qendrore

20.05.2020

Bali Muharremaj ka dalur që në orët e para në terren në disa fshatra të Suharekës për të parë nga afër dëmet që kanë shkaktuar reshjet nga nata e kaluar. Nga fshati Nëpërbisht, Muharremaj njofton se dëmet janë të mëdha dhe se do të iu dal në ndihmë sipas mundësive bujqve të dëmtuar. Për këtë […]

Reshjet kanë shkaktuar dëme në bujqësi, Muharremaj do të kërkojë ndihmë nga institucionet qendrore Foto: Ilustrim

Bali Muharremaj ka dalur që në orët e para në terren në disa fshatra të Suharekës për të parë nga afër dëmet që kanë shkaktuar reshjet nga nata e kaluar.

Nga fshati Nëpërbisht, Muharremaj njofton se dëmet janë të mëdha dhe se do të iu dal në ndihmë sipas mundësive bujqve të dëmtuar.

Për këtë ai kërkon ndihmën edhe nga Qeveria. “Reshjet e mbrëmshme kanë shkaktuar shumë dëme në bujqësi, në fshatin Nëpërbisht dhe fshatra tjera në Komunën e Suharekës.

Dëmet janë të mëdha dhe ne do ta kërkojmë ndihmën nga institucionet qendrore, e natyrisht do të angazhohem që tu ofroj mbështetje sipas mundësive” shkruan Muharremaj në njoftim.