Reshjet e vazhdueshme të borës, rrugët në Komunën e Suharekës vështirë të kalueshme

13.02.2021

Ditëve të fundit në vendin tonë temperaturat kanë pësuar rënie me ç’rast ka mbajtur mot i ndryshueshëm dhe me reshje bore. Reshjet e vazhdueshme të borës dhe rënia e temperaturave në minus padyshim që ka vështirësuar qarkullimin. Megjithatë ekipet e kontraktuara nga Komuna e Suharekës vazhdimisht janë në terren. Kështu bën të ditur Drejtori i […]

Reshjet e vazhdueshme të borës, rrugët në Komunën e Suharekës vështirë të kalueshme Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit në vendin tonë temperaturat kanë pësuar rënie me ç’rast ka mbajtur mot i ndryshueshëm dhe me reshje bore.

Reshjet e vazhdueshme të borës dhe rënia e temperaturave në minus padyshim që ka vështirësuar qarkullimin.

Megjithatë ekipet e kontraktuara nga Komuna e Suharekës vazhdimisht janë në terren.

Kështu bën të ditur Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Komunën e Suharekës, Enver Shabani.

Në një prononcim për SuharekaOnline, ai ka njoftuar se kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve që nga mesdita është duke operuar në fshatrat kodrinoro-malore, kurse tani në orët e mbrëmjes janë në teren me të gjitha kapacitet e kontraktuara.

Ai tutje ka treguar se me gjithë intervenimin rrugët janë vështirë të kalueshme, sepse temperaturat e ulëta po e vështirësojnë reagimin me efikasitet të kripës.

Gjithashtu Enver Shabani ka apeluar tek të gjithë qytetarët për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit pasiqë duke marr parasysh që sipas njohësve të fushës në këto temperatura nën minus 5 efekti i kripës është shumë minimal ose nuk ka efekt fare.