Reshjet e shiut shkatërrojnë asfaltin në Nishor të Suharekës

Rruga në fshatin Nishor të komunës së Suharekës është shkatërruar gati plotësisht nga reshjet atmosferike që kanë rënë së fundi në vendin tonë.

Në disa foto, shihet gjendja e rrugës Eksodi 1999, që është në drejtim të lagjës Hamdi Beqa.

Para disa ditësh, kjo rrugë përveç se u dëmtua shumë, në të u krijuan ;edhe disa pellgje të vogla në formë kënetash ku nga kundërmimi i kanalizimit, ajri e bartë aromën e keqe deri te shtëpitë e banimit tek kjo lagje.

Kujtojmë se jo vetëm Suhareka, por edhe qytete  të tjera të Kosovës janë vërshuar nga reshjet e shumëta të shiut këto ditë, të cilat përveç dëmeve materiale, kanë vështiruësuar shumë edhe lëvizjen e automjeteve.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.