Reshjet e shiut në Suharekë, Muharremaj thotë se situata është nën kontroll

Reshjet e shiut që po vazhdojnë ende që nga dita e djeshme në Suharekë, ku po shkaktojnë dëme në disa zona të komunës.
Ekipet emergjente kanë dalur në terren ku edhe po e mbajnë situatën nën kontroll.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se nëse kemi ende reshje shiu dëmet mund të jenë prezente në fshatrat si: Shirokë, Duhël, Bllacë, Tërrnje, Leshan, Nëpërbisht etj.
Po ashtu Muharremaj ka theksuar se ekipet po veprojnë sipas nevojës.
Në anën tjetër ekipi i redaksisë së SuharekaOnline ka vëzhguar gjendjen në terren ku në përgjithësi në qytet gjendja është e qetë.

