Rëndohet gjendja me COVID-19 në shkollat e Komunës së Suharekës, 7 nxënës të infektuar

12.03.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 në javën e dytë të muajit mars të këtij viti ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me javët e kaluara. Që nga 05 marsi deri më sot në Komunën e Suharekës janë konfirmuar 73 raste të reja me COVID-19 dhe janë raportuar 2 viktima nga ky virus, […]

Rëndohet gjendja me COVID-19 në shkollat e Komunës së Suharekës, 7 nxënës të infektuar Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në javën e dytë të muajit mars të këtij viti ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me javët e kaluara.

Që nga 05 marsi deri më sot në Komunën e Suharekës janë konfirmuar 73 raste të reja me COVID-19 dhe janë raportuar 2 viktima nga ky virus, një 70 dhe një 43 vjeçar.

Ndërsa, gjendja me pandeminë COVID-19 është rënduar edhe në shkollat e Komunës së Suharekës. Kështu ka bërë të ditur drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani.

Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka thënë se aktualisht të infektuar me COVID-19 janë 7 nxënës, prej tyre 6 në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë dhe një nga shkolla fillore “28 Nëntori” në Dobërdelan.

Drejtori i DKA-Suharekë, Remzi Bajselmani tutje ka thënë se këto 7 klasë kanë kaluar me mësim online.

Bajselmani ka bërë të ditur se nxënësit e SHMFU “28 Nëntori” në fshatin Dobërdelan do të kthehen nga e hëna në shkollë për të vazhduar me mësim në mënyrë fizike pasi që asnjë nxënës nga ajo klasë nuk ka asnjë simptomë të COVID-19.

Rikujtojmë se vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 730 raste pozitive me COVID-19, numër ky rekord që nga fillimi i vitit 2021 deri më sot dhe janë regjistruar 6 viktima të moshave të ndryshme.