Remzi Bajselmani drejtori i vitit 2022

29.12.2022

Arsimimi është konsideruar gjerësisht si një instrument udhëheqës i rritjes ekonomike nëpërmjet kontributit të tij në ndërtimin e kapaciteteve të kapitalit human. Përfitimet nga arsimi nuk shihen vetëm për individin e shkolluar, por edhe për ekonominë si një e tërë. Arsimi në çdo aspekt është faktor fundamental i zhvillimit. Për këtë, ky sektor pothuajse në […]

Remzi Bajselmani drejtori i vitit 2022 Foto: Ilustrim

Arsimimi është konsideruar gjerësisht si një instrument udhëheqës i rritjes ekonomike nëpërmjet kontributit të tij në ndërtimin e kapaciteteve të kapitalit human. Përfitimet nga arsimi nuk shihen vetëm për individin e shkolluar, por edhe për ekonominë si një e tërë.

Arsimi në çdo aspekt është faktor fundamental i zhvillimit. Për këtë, ky sektor pothuajse në çdo vend trajtohet si sektor me prioritet.

Në aspektin e zhvillimit të një procesi gjithmonë duhet njeriu i duhur, siç edhe thuhet se çelësi i suksesit është njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur.

Këtë sinonim e ka dëshmuar drejtori i DKA-së në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani.

Me punën e pandalshme që është bërë drejtori Remzi Bajselami, gjatë këtij viti që po lëm pas, me një angazhim të vazhdueshëm numron suksese të ndryshme të cilat vazhdojnë ta ngrisin Komunën e Suharekës në fushën e arsimit, krahasuar me komuna të tjera.

Si rezultat i punës vlenë të përmendet se Komuna e Suharekës sot është një ndër komunat e para në Kosovë për hapësirat e krijuara për çerdhe, shkolla të pajisura me kabinete dhe mjete të nevojshme për zhvillimin e mësimit në mënyrën e duhur dhe me internet, licensimin e mësimdhënësve,  mjetet e konkretizimit, pajisjet e shkollave me mjete mësimore, kabinete të TIK-ut, si dhe kushtet e sigurisë në shkolla. 

Drejtoria e Arsimit në Suharekë gjatë vitit 2022 ka renovuar disa shkolla të komunës si: Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë, SHFMU “Shkëndija” në Suharekë, SHFMU “Migjeni” në Gjinoc, SHFMU “Dëshmorët e Grejkocit” në Grejkoc, poashtu janë bërë punime në kabinete të disa shkollave, është bërë edhe fasadimi të shkollave si asaj në Studençan dhe Reshtan, është bërë furnizimi me laptop, kompjuter nga buxheti i kësaj drejtorie.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë në vitin 2022 ka formuar Këshillin për Siguri i cili përbëhet nga nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit. Përveç kësaj, DKA-Suharekë ka formuar edhe Komisionin për Fëmijët me Nevoja të Veçanta në çdo shkollë të komunës.

Andaj, me të gjitha këto punë të suksesshme, të cilat kanë ndikim pozitiv në fushën e arsimit në Komunën e Suharekës, portali SuharekaOnline zgjedh Remzi Bajselmanin si drejtorin e vitit 2022.

Gjithashtu vlerësimin e mediumit për drejtorin e DKA-së, Remzi Bajselmani e fuqizon edhe rezultatet e Raportit të performancës komunale për vitin 2021 sipas të cilit rezulton se për përformancë në Fushën e Arsimit Parauniversitar, Komuna e Suharekës është renditur e para nga 37 komuna të vendit me 82.44%.